V5N ly.
Studentore
■1* . /i_
y
mk * '- j_
\ m- ' 2fl
\ i
|k>i. J
Dej
p
ar
ta
TABELA E PERMBAJTJES
Editorial
fq.3
Një prezantim i shkurtër i Departamentit të Theologjisë Sociale & Shkencat Religjioze
fq. 4
Stuidentët e vitit të parë
fq. 5
Kremtimi i Shën Anastas Persianit dhe i emrit të Kryepiskopit Anastas
fq. 6
E kremtja e Shën Vlashit
fq.7
Takimi rinor në manastirin e Shën Joan Vladimirit
fq.d
E shtuna e parë e kreshmës
fq.9
Ungjillëzimi i Hyjlindëses
fq. 10
Simpoziumi i organizuar nga Fondacioni "Fryma e Dashurisë"
fq. 11
Konferenca e 3-të ndërkombëtare në Shkencat sociale, humane dhe të aplikuara
fq. 12
Analizë TheoLogjike e ditëve të Javës së Madhe
fq. 13
SocialMedla
GRUPI I REDAKTIMIT
Kryeredaktori: Briken Gjika
Redaktore: Theano Kostoli
f
r-pp.a - Hf ■■ I -31 lr-Ts. I h T-i SIIH i I
R|ihhl >3 Cuuk •>■
| v Stdd ~^v^t ■!
Nr'jr-. ' Via-
m
‘fvxft !.>j.jLi.Ti.i-T+jli:D:r
M
:hçpLpr Mrib'nijLpjK
tEO Lo rhi n L b * hoo. c gtt.
Organizimi i
materialit:
Studentët e vitit
të parë
Fjala New Edition
Vëllimi I 2019
3
Departamenti Studime në
Theologjinë Sociale & Shkencat Religjioze
Viti i ri akademik 2018-2019 në Kolegjin Universitar "Logos"
nisi me hapjen e një fakulteti të ri. Fakulteti i Shkencave Hu-
mane dhe Komunikimit Gjuhësor çeli dyert për studentët. Ai
përbëhet nga tri Departamente: Studime në Theologjinë Sociale
dhe Shkencat Religjioze, Mësuesi për Arsimin Parashkollor dhe
Gjuhë dhe Civilizim Grek.
Departamenti i Studimeve në Theologjinë Sociale & Shken-
cat Religjioze, i vendosur në një ambient piktoresk në Manastirin
e Shën Vlashit, filloi aktivitetin e tij mësimor me gjashtëmbëd-
hjetë studentë të rinj. Në të njëjtën kohë, po zhvillohet edhe viti
i fundit i sistemit të vjetër 4-vjeçar të Akademisë Theologjike.
Më në fund, pas 22 vitesh përpjekjeje u arrit të njihet nga
organizmat shtetërorë ky institucion arsimor. Meritat më të
shumta i shkojnë Fortlumturisë së Tij, Kryepiskopit Anastas, i
cili me punën e tij të palodhur arriti të ngrinte këtë institucion
arsimor në një nivel universitar. Tanimë, departamenti ynë
gëzon të gjitha privilegjet si çdo institucion tjetër arsimor i njo-
hur nga shteti në vendin tonë.
Pikërisht, me këtë lajm kaq të gëzueshëm, stafi ynë i Re-
vistës "Fjala" nis një seri të re të kësaj reviste studentore. Disa
nga objektivat tona kryesore do të kenë të bëjnë me promovimin
e jetës stundetore dhe, njëkohësisht, shpirtërore në këtë
"çerdhe" të re të dijes.
Edhe njëherë falënderojmë përzemërsisht Fortlumturinë e
Tij, Kryepiskopin Anastas për përkujdesjen e tij të veçantë ndaj
këtij institucioni dhe i urojmë shëndet e vite të bekuara.
Kryeredaktori i revistës "Fjala"
Briken Gjika
Fjala New Edition
Vëllimi I 2019
4
Një prezantim i shkurtër i Departmentit të Theologjisë Sociale &
Shkencat Religjioze
Departamenti i Theologjisë Sociale & Shkencat Religjioze i përket Fakultetit të Shkencave Hu-
mane të Kolegjit Universitar Logos. Skholla siguron një program studimi tre-vjeçar në Theologji, i
njohur nga shteti Shqiptar dhe i cili operon sipas sistemit të Bolonjës. Fillimi zyrtar i programit mësi-
mor nën rrethanat e reja ishte në 15 tetor 2018. Departamenti është i vendosur në një kompleks
ndërtesash moderne përreth Manastirit të Shenjtë të Shën Vlashit, në fshatin me të njëjtin emër, 5
minuta larg nga qyteti i Durrësit.
Megjithatë, përpara se Departamenti i Theologjisë të njihej si një institucion zyrtar akademik
nga shteti shqiptar, në Manastirin e Hirshëm të Shën Vlashit, Akademia Theologjike fillojë të operonte
dhe vazhdon të funksionojë , në mënyrë që të trajnojë vullnetarë të rinj dhe besnik në kryerjen e
shërbesave kishtare, duke i përgatitur ata të ofrojnë shërbimet e tyre në tempujt e shenjtë. Pas disa
kohësh shumë nga ata u dorëzuan priftërinj. Kjo përpjekje u vu në jetë në 7 shkurt 1992. Në 1996
Shkolla u zhvendos me premisa të reja në Manastirin e Hirshëm të Shën Vlashit në një komleks mul-
tifunksional, i cili ishte një nga komplekset më modernë të edukimit për kohën. Kryepiskopi Anastas
zgjeroi objektivat e shkollës, e cila u transformua, nga një seminar i trajnimit të klerikëve të rinj në
Akademinë Theologjike për djem dhe vajza. Pas shumë përpjekjesh të Kryepiskopit Anastas për të
përmirësuar nivelin e studimeve dhe benefitet për studentët, një Departament i Theologjisë u
themelua, i cili iu bashkangjit Shkollës Sociale në mënyrë që të vazhdojë kultivimin dhe studimin e
Theologjisë Orthodhokse në një nivel universitar.
Studentët e Departmentit të Theologjisë Sociale & Shkencat Religjioze mësojnë rreth The-
ologjisë Orthodhokse dhe besimit në një mjedis të Krishterë Orthodhoks, ku ata studiojnë sëbashku
dhe marrin pjesë në adhurim, mësojnë të përdorin teori të ndryshme moderne të shkencave sociale
dhe humane në studimin e besimit, fillojnë të kuptojnë dhe të vlerësojnë Theologjinë Orthodhokse
përmes hulumtimit të gjerë në Studimet Biblike dhe Patristike, në: Theologjinë e Krishterë, historinë
e religjioneve, historinë dhe traditën e Kishës së Shqipërisë, dhe mësojnë të shkruajnë dhe të shprehin
opinionin e tyre me mendim kritik, gjë që i jep atyre mundësinë të zhvillojnë aftësi të reja në gjuhët
e huaja, informatikë, gazetari dhe media sociale.
Një nga qëllimet e departamentit dhe të profesorëve është që të përgatisë studentët të jenë
përdorues të pavarur dhe fleksibël të burimeve theologjike dhe të ushtrojnë njohuritë e tyre the-
ologjike nëpër dialogje duke bashkëpunuar brenda shoqërisë.
Përgjithësisht, departamenti ynë mundëson një mënyrë të Krishterë Orthodhokse jetese duke
pasuruar jetën morale dhe shpirtërore të studentëve, të cilët do të jenë brezi i ri i drejtuesve të Kishës
së Shqipërisë. Studentët nuk mësojnë rreth theologjisë Orthodhokse vetëm në klasë, por programi i
shkollës gjithashtu përfshin jetën liturgjike, pjesëmarrjen në shërbesat e mëngjezores, mbrëmësores,
pasdarkës, diskutimet javore me karakter shpirtëror dhe seminaret e shpeshta. Studentët gjithashtu
marrin pjesë në programe më të gjera të edukimit të krishterë të paktën një herë në javë. Kjo përfshin
katekizmin në zonat përreth, dhe vizitat në institucione të ndryshme në qytetet e Durrësit, Kavajës
dhe Tiranës.
Dr. Georgios Gaitanos
Drejtues i Departamentit
r_L>
Fjala New Edition
Vëllimi I 2019
5
Studentët e vitit të parë
Emrat e studenteve të vitit të parë
Jorgo Belul
Juljan Bida
Teofil Grozdanovski
Klajdi Dervishi
Elena Gaqollari
Briken Gjika
Justina Gjoka
Vasiana Koci
Xhanluka Kojani
Marsela Papa
Paola Papa
Xhulja Papa
Antonio Poshnjari
Artjola Prifti
Dajana Ustia
Marsida Velo
Fjala New Edition Vëllimi I 2019 6
Kremtimi i Shën Anastas Persianit dhe i emrit të Kryepiskopit Anastas
Më 22 janar, studentët e Departamentit të Studimeve në Theologjinë Sociale dhe Shkencat Re-
ligjioze morën pjesë në Liturgjinë Hyjnore që u zhvillua në Katedralen "Ngjallja e Krishtit", në Tiranë
për nder të Shën Anastas Persianit. Në këtë ditë të shënuar feston ditën e emrit edhe Kryepiskopi i
Tiranës, Durrësit dhe i gjithë Shqipërisë, Fortlumtura e Tij, Anastasi.
Liturgjia Hyjnore u drejtua nga vetë Fortlumturia e Tij dhe bashkëmeshues ishin anëtarët e
Sinodit të Shenjtë, Mitropoliti i Korçës, Hirësia e Tij, Joani; Mitropoliti i Fierit, Hirësia e Tij, Nikolla;
Mitropoliti i Elbasanit, Hirësia e Tij, Andoni; Mitropoliti i Amantias, Hirësia e Tij, Nathanaili;
episkopi i Bylisit, Hirësia e Tij, Asti, si edhe klerikë nga të gjitha dioqezat. Hirësia e Tij, Joani e uroi
Kryepiskopin Anastas në emër të Sinodit të Shenjtë dhe e falënderoi për kontributin shumëvjeçar,
që ka dhënë për ringritjen dhe për ecurinë e Kishës Orthodhokse të Shqipërisë.
Pas përfundimit të Liturgjisë Hyjnore, Fortlumturia e Tij priti urime në Qendrën Sinodike Or-
thodhokse nga personalitete, klerikë e shumë besimtarë.
Klajdi Dervishi
Studenti i Theologjisë KU Logos
Fjala New Edition
Vëllimi I 2019
7
E kremtja e Shën Vlashit
Më 11 shkurt, Kisha jonë e shenjtë kremton kujtimin e nderuar të hierodëshmorit të shenjtë,
Vlashit, episkopit të Sebastisë, emrin e të cilit mban Manastiri i Hirshëm që ndodhet pranë qytetit të
Durrësit. Ky manastir është rindërtuar në fundin e shek. XX prej Kryepiskopit Anastas.
Panairi që u zhvillua me këtë rast, mblodhi njerëz kremtëdashës dhe klerikë nga qytete si
Tirana, Durrësi, Kavaja dhe zona të largëta nën drejtimin e Mitropolitit të Apollonisë dhe Fierit,
Nikollës.
Agripnia e Shenjtë nisi me Mbrëmësoren panigjirike të datës 10 shkurt, ku nën frymën e
melodisë së himneve drejtuar shenjtit u krye litania e ikonës së Shën Vlashit si edhe Bekimi i Pesë
Bukëve. Pjesëmarrës në shërbesa ishin studentët e Departamentit të Theologjisë, studentët e
Akademisë Theologjike, si edhe një grup i studentëve të Shkollës së Muzikës Bizantine të
Kryepiskopatës së Tiranës. Pas Mbrëmësores, për besimtarët u shfaq një dokumentar mbi jetën e
shenjtit, martirizimin dhe lidhjen e tij me vendin që gjatë historisë mori emrin e tij. Shërbesat që vi-
juan në të gdhirë të ditës kremtuese ishin Pasdarka dhe Përshëndetjet e Hyjlindëses Mari; Paraklisi
i së Tërëshenjtës; Përgatitja për Kungim; Mëngjesorja dhe Liturgjia Hyjnore, të cilat u kryen nga atë
Spiro Kostoli.
Gjithashtu, ditën tjetër në mëngjes u krye Shërbesa e Orëve dhe Liturgjia Hyjnore, që u drejtua
prej Mitropolitit Nikolla. Predikimin e kësaj dite të shenjtë e kreu studenti i Akademisë Teologjike,
Evgjen Shkurti.
Duke kremtuar këtë panair të shenjtë, lutemi që Shën Vlashi të ndërmjetojë përpara Perëndisë
për ndriçimin dhe shpëtimin e shpirtrave tanë. Amin!
Përlëshorja e Shenjtorit:
Sipas emrit ti mbive si pemë e frytëshme,Hierarku i Zotit i lavdëruar Shën Vlash,
i shfaqe botësfrytet e martirizimit dhe burove pasurisht dhuratat e çudirave. Hierodëshmor i hyjshëm, lutu
për ata që më ty përikin,me përkrahjen e ndërmjetimit tënd.
Jorgo Belul
Studenti i Theologjisë KU Logos
Vëllimi I 2019
8
Fjala New Edition
Takimi rinor në manastirin e Shën Joan Vladimirit
Data 9 Mars 2019, kur
Kisha jonë e Shenjtë kujton 40
martirët e Sebastisë, ishte një
ditë nderi në të cilën, me ftesën
e Rinisë Orthodhokse të Tiranë
s, pedagogu i Departamentit të
Theologjisë Sociale dhe Shken-
cave Religjioze të Kolegjit Uni-
versitar "Logos", z. Jorgo
Keselopulos, së bashku me disa
studentë të Departamentit të
Theologjisë morën pjesë në pro-
gramin e zhvilluar brenda am-
bientit të manastirit të Hirshëm
të Shën Joan Vladimirit në El-
basan, me temë: "Sa më pranë
Zotit, më të bashkuar me njëri-
tjetrin, me shumë lumturi dhe
bukuri në botë", ku z. Jorgo Ke-
selopulos u ofroi të rinjve një
fjalim të mrekullueshëm me
temën: "Udhëtim drejt Ngjall-
jes, që të gjithë të jemi një".
Kulmi i gëzimit tonë ishte vizita
e vëllezërve tanë nga SHBA dhe
Kanada të OCMC-së(Qendra e
Krishterë Orthodhokse Mision-
are) me të cilët duke ndarë
eksperienca të ndryshme sh-
pirtërore por dhe dije historike,
treguam copëza të historisë dhe
vuajtjeve të KOASH-it në peri-
udhën komuniste. Ata me
shumë kuriozitet dhe pa qën-
druar indiferentë, u interesuan
se si u bë kjo ringritje rrënjësore
e kësaj Kishe e cila sot ndriçon
dhe drejton jetën e njerëzve-bes-
imtarëve brenda kufirit të këtij
vendi kaq të vogël në Perëndim
të Ballkanit dhe bregun e detit
Adriatik. Normalisht për t'u
dhënë përgjigje të plota pyet-
jeve të shumta, përgjigjet tona i
bazuam së pari në vullnetin e
Zotit i cili donte që ky popull
shumë i vuajtur të kishte Kishën
e tij dhe së dyti mbi rolin, kon-
tributin dhe punën e pandalur
të Kryepiskopit Anastas.
Duke u bazuar në ak-
siomën theologjike që "Çdo gjë
që fillojmë ta nisim me lutje"
dhe që jemi "një trup i Krishtit",
të gjithë pas bashkimit në të
njëtin "Potir" të Falenderimit
Hyjnor u drejtuam për të zbat-
uar programin bazuar në kon-
ceptin "Liturgjia pas Liturgjisë"
d.m.th duke bërë çdo gjë në
emrin e Zotit. Nga gjërat e
shumta të kryera atë ditë dua të
bazohem në ato që më lanë
mbresa të forta dhe që do të jenë
si pika të cilat do t'i përdor
gjithmonë në jetën time, brenda
"trupit të Krishtit", brenda
Kishës dhe të cilat i komentuam
më pas në grupe të mledhura në
oborrin e manastirit.
Së pari, ishte fjalimi i
Mitropolitit Andon i cili sipas
shembullit të 40 martirëve të Se-
bastisë theksoi se duhet gjith-
monë "të mbështesim dhe të
inkurajojmë njëri-tjetrin në ud-
hëtimin tonë drejt Zotit, që të
jemi të fortë deri në fund", në
kuptimin që vetëm të bashkuar
dhe duke patur dashuri të
pakushtëzuar mund të ecim me
hapa të forta drejt qëllimit që
kemi, d.m.th duke mbajtur në
intensitet të fortë atë dashuri
"horizontale"-vëllazërore, të ar-
rijmë qëllimin tonë, Shpëtimin.
Së dyti, ishte fjalimi i pedagogut
tonë të nderuar z.Jorgo Ke-
selopulos i cili prapë e theksoi
"dashurinë" por në dimen-
sionin e Ungjillit duke u
mbështetur në fjalët e Zotit Kr-
isht të dëshmuara në Ungjillin
sipas Joanit (Jn.l4:15), ku thotë:
"Nëse më doni, ruani urd-
hërimet e mia". Pra, mënyra me
të cilën ne të krishterët do të
bëhemi pasuesit e nxënësve të
Krishtit është dashuria që kemi
midis nesh, dashuria ndaj gjithë
të tjerëve.
Dhe së treti dhe shumë e
rëndësishme është mënyra se si
demonstrohet kjo dashuri. Mb-
jellja e 45 rënjëve ullinj nga
gjithë studentët por së pari nga
vetë Mitropoliti ishte një shem-
bull relevant i cili tregon se si
një ulli i mbjellë me dashuri të
madhe e jep frutin e tij pas disa
vitesh. Prandaj kjo dashuri, e
cila ishte tema qendrore e kësaj
mledhjeje, të jetë dashuri frytd-
hënëse, frytet e së cilës do të
përdoren në favor të Shpëtimit.
Aktiviteti sportiv dhe
shërbesa e bukur e Mbrëmë-
sores për të Dielën e Faljes
mbylli këtë aktivitet njëditor me
të rinjtë, si një frymëzim për
hyrjen në Kreshmën e Madhe
dhe nxitje për unitet më Zotin.
Teofil Grozdanovski
Studenti i Theologjisë KU
Logos
Vëllimi I 2019
9
Fjala New Edition
E shtuna e parë e Kreshmës: Mrekullia e grurit
Të shtunën e parë të Kreshmës, Kisha jonë kujton një
ngjarje shumë të rëndësishme. Në vitin 361, perandor u bë Ju-
liani, i cili më vonë u quajt me emrin Apostati, sepse ndonëse
ishte rritur i krishterë, e mohoi këtë fe dhe filloi të restauronte
përsëri fenë pagane. Javën e parë të Kreshmës së madhe prej
40 ditësh, duke filluar nga e hëna, të krishterët hanin ushqime
të veçanta. Duke dashur të prishë çdo gjë nga Krishtërimi,
perandori Julian, në mënyrë të fshehtë, i leu këto ushqime me
gjakun e idhujve. Ai e mori këtë gjak nga sakrificat dhe flijimet
që u ishin bërë idhujve dhe me të spërkati ushqimet, duke ku-
jtuar se kështu do të ndynte kreshmën që mbanin të krishterët.
Shën Theodhori i madh, shenjti, të cilin kujtojmë këtë ditë së bashku më mrekullinë, iu shfaq
në ëndërr Patrikut të asaj kohe, Theodhosit dhe i tha se nga të gjitha ushqimet, që ishin atje, të mos
merrnin asgjë, por të merrnin grurë, ta zienin dhe ta shpërndanin te besimtarët. Ashtu ndodhi vërtet.
Zoti, nëpërmjet këtij shenjti, u kujdes për të krishterët që ta ruanin të pastër kreshmën e tyre.
E shtuna e parë iu kushtua kësaj mrekullie, meqenëse gruri në kuptimin e krishterë ishte sim-
boli i Ngjalljes. Ashtu si fara e grurit që bie në tokë dhe nuk vdes, edhe pse duket sikur shpërbëhet
dhe vdes, mbin dhe jep fryte të tjera, kështu edhe të krishterët, ndonëse duket se do të vdesin, nuk
ndodh kështu. Ky është besimi i thellë i krishterë.
Në këtë ditë feston edhe kisha e "Shën Theodhorit" në Vlorë. Panairi filloi më datën 15 mars
me Mbrëmësoren e madhe dhe Himnin Akathist e vazhdoi ditën e shtunë me Mëngjesoren dhe
Liturgjinë Hyjnore. Në fund të saj u bë Bekimi i grurit të Shën Theodhorit. Këto shërbesa të shenjta
u drejtuan nga Mitropoliti i Beratit, Vlorës dhe Kaninës, Hirësia e Tij, Ignati. Ai mbajti fjalën e tij me
këtë rast, duke përmendur mrekullitë e Shën Theodhorit. Për të gjithë pjesëmarrësit në fund u ofrua
një koktej.
Lavdi Perëndisë për gjithçka! Për shumë vjet!
Xhanluka Kojani
Student i Theologjisë KU Logo
Fjala New Edition
10
Pikërisht, këtë të kremte kujto-
het dita kur Kryeengjëlli Gabriel i dha
Virgjëreshës lajmin e shpëtimit të
botës. Kjo ditë konsiderohet si dita e
lajmit të mirë, pasi do të vijë një Shpë-
timtar që do të shpëtojë popullin nga
mëkatet e tij. Ne marrim lajmin e ard-
hjes së një Biri, që do të gëzojë zemrat
e atyre që e duan dhe do të besojnë tek
Ai. Kjo festë në Kishën tonë orthod-
hokse na tregon dashurinë e madhe të
Perëndisë për njerëzimin dhe arritjen
e pikës kulmore të kësaj dashurie me
dërgimin e Birit të Tij për shpëtimin
tonë
Studentët tanë e festuan këtë të
kremte të ndritshme në kishën që i
dedikohet kësaj ngjarjeje në Tiranë.
Aty u krye Liturgjia Hyjnore, e cila u
drejtua nga Fortlumturia e Tij,
Kryepiskopi Anastas me
bashkëmeshues klerikë të tjerë.
Vëllimi I 2019
Ungjillëzimi i Hyjlindëses
25 Marsi është festa e Ungjillëzimit të Virgjëreshës
Mari. Kjo është një nga festat më të mëdha të Krishterimit, që
lidhet me lajmin e gëzueshëm të lindjes së Krishtit. Ky është
momenti, në të cilin Kryeengjëlli Gabriel e lajmëroi
Virgjëreshën Mari se do të bëhet nënë, duke lindur Birin e
Perëndisë. Kryeengjëlli shkoi tek ajo dhe i tha: "Gëzohu o
Hirplotë, Zoti është me ty!". Kjo festë ka karakterin e një di-
alogu ndërmjet Kryeengjëllit Gabriel dhe Virgjëreshës Mari.
Me zërin e Kryeengjëllit le të të thërresim ty o Virgjëreshe
e kulluar: "Gëzohu o Hirplotë, Zoti është me tyl".
Artjola Prifti dhe Paola Papa
Studentet e Theologjisë KU Logos
Fjala New Edition
Vëllimi I 2019
11
Simpoziumi i organizuar nga Fondacioni "Fryma e Dashurisë"
Në datën 23 shkurt, u zhvillua në Qendrën Kul-
turore të Katedrales "Ngjallja e Krishtit" një simpoz-
ium me temën "Si do të bashkëpunojmë me Frymë
Dashurie për programet e shkollave tona?". Në këtë
simpozium, të organizuar nga Fondacioni "Fryma e
Dashurisë", morën pjesë rreth 170 mësues nga shkollat
9-vjeçare dhe të mesme të financuara nga Kisha Or-
thodhokse Autoqefale e Shqipërisë. Pjesë e këtij ak-
tiviteti ishin edhe studentët e Departamentit të
Theologjisë Sociale & Shkencave Religjioze, të cilët
dhanë ndihmesën e tyre në organizimin e tij.
Simpoziumi nisi me fjalimin e mbajtur nga drejtoresha e Fondacionit "Fryma e Dashurisë",
znj. Pamela Barksdale, e cila theksoi rolin dhe qëllimin e këtij fondacioni në përhapjen e frymës së
dashurisë dhe bashkëpunimit te brezat pasardhës.
Më pas, vijoi fjalimi përshëndetës i Kryepiskopit Anastas, i cili bëri një paraqitje të kontributit
të vyer në fushën e arsimit në vend ndër vite. Ndër të tjera, Kryepiskopi theksoi se asgjë nuk do të
ishte bërë e mundur pa përkujdesjen e Perëndisë dhe kontributit të mijëra njerëzve të tjerë.
Veprimtaria vazhdoi me prezantimin e njëpasnjëshëm të shkollave të financuara nga Kisha
Orthodhokse. U prezantua shkolla shqiptaro-amerikane "Protagonistët"; shkolla e mesme e
përgjithshme "Platon" në Korçë; shkolla "Frymë Dashurie" në Gjirokastër; shkolla "Frymë Dashurie"
në Durrës,; shkolla e mesme dhe ajo profesionale "Frymë Dashurie" në Mesopotam. Një prezantim
i veçantë iu kushtua edhe Kolegjit Universitar "Logos", i cili u krye nga Rektorja, Prof. dr. Nikoleta
Mita. Vend të rëndësishëm zuri edhe prezantimi i Departamentit të Theologjisë Sociale dhe Shkencat
Religjioze nga Dr. Georgios Gaitanos.
Në këtë simpozium, patëm nderin të ndiqnim edhe
dy fjalime të përgatitura nga dy pedagogë të nderuar grekë,
Prof. Emmanuel Perselis (Universiteti Kapodistrian i
Athinës), i cili referoi temën "Dimensioni etik dhe shpirtëror
i arsimit, perspektivë e krishterë orthodhokse" dhe Prof.
Kristos Vasilopoulos (Universiteti "Aristoteli" i Selanikut), i
cili referoi temën "Të shpërndajmë vlerat universale në një
mjedis multikulturor".
Pas prezantimeve, pasoi dreka e përbashkët dhe pas
saj u krye një diskutim në panel, ku u reflektua për ato
çështje që u trajtuan në këtë simpozium.
Në fund të aktivitetit, studentët e
Departamentit të Theologjisë Sociale &
Shkencat Religjioze u pajisën me çerti-
fikata për pjesëmarrjen dhe kontributin
e tyre në këtë simpozium.
Briken Gjika
Studenti i Theologjisë KU Logos
12
Fjala New Edition
Vëllimi I 2019
Konferenca e 3-të ndërkombëtare në shkencat humane, sociale dhe të
aplikuara
Në datën 11 Prill, u mbajt në qendrën kul-
turore të katedrales "Ngjallja e Krishtit" në Tiranë,
konferenca e 3-të ndërkombëtare në shkencat hu-
mane, sociale dhe të aplikuara. Kjo konferencë, u
realizua nëpërmjet bashkëpunimit të KU Logos,
Universitetit Beder, Universitetit Katolik "Zoja e
Këshillit të Mirë" dhe Universitetit të Pireut. Pro-
grami i kësaj konference u nda në tre seanca ku
përfshiheshin: Seanca e Mjekësisë, Seanca e
Ekonomisë dhe Teknologjisë së Informacionit dhe
Seanca e Shkencave sociale dhe humane.
Studentët e Departamentit tonë morën pjesë në seancën
dedikuar Shkencave sociale dhe humane. Kryetari i kësaj seance,
i cili nisi i pari fjalimin e tij ishte shefi i Departamentit tonë Dr.
Georgios Gaitanos. Tema e fjalimit të tij titullohej "Studimi i re-
ligjionit në Literaturën e hershme të krishterë". Kjo temë kishte të
bënte me një vështrim mbi studimin e religjionit në mënyrë sis-
tematike bazuar tek Etërit e Hershëm të kishës. Në fjalimin e tij, ai
përmendi skemën e paraqitur nga Klementi i Aleksandrisë, në të
cilën koncepti i religjionit u pa në ecuri evolutive dhe nga ku Kr-
ishterimi përbënte majën e kësaj shkalle. Gjithashtu ai dha edhe
shembullin e kategorizimit të Laktantit, i cili e shikonte Krishter-
imin mbi fetë e tjera.
Fjalimi i dytë u mbajt nga pedagogu ynë i Liturgjikës, Dr.
Georgios Keselopoulos. Tema e tij titullohej "Karakteristikat e
përgjithshme të evoluimit të Adhurimit Orthodhoks: Një qasje
Liturgjike (shek 1-15)". Në këtë temë ai prezantoi evoluimin e ritit
liturgjik bizantin bazuar në punët kërkimore të profesorëve Robert
Taft dhe Ioannis Fountoulis. Fjalimin pauses e mbajti pedagogu
Msc Thoma Çomëni. Tema të cilën ai trajtoi titullohej "Vlera e
njeriut dhe dilemat bioetike". Në këtë temë ai trajtoi disa çështje
interesante që kishin të bënin me fushën e etikës si: fekondimi in-
vitro, eutanazia, transplanti i organeve. Tema e fundit u mbajt nga
pedagogja Dr. Natalina Hoti e Universitetit Katolik "Zoja e
Këshillit të Mirë". Puna e saj kërkimore titullohej "Studimi i
gjuhëve dhe kulturave, efektet e migrimit në Shqipëri". Në këtë
punim ajo prezantoi efektet që sollën në shoqërinë shqitare valët
migruese përgjatë viteve. Pas prezantimit të temave u mbajt një
diskutim i hapur me pyetje dhe përgjigje për ato që u trajtuan.
Në fund të aktivitetit të gjithë të pranishmit
morën pjesë në drekën e përgatitur posaçërisht për
ta dhe studentët tanë u pajisën me çertifikata për
pjesëmarrjen e tyre.
Briken Gjika
Studenti i Theologjisë KU Logos
Fjala New Edition
Vëllimi I 2019
13
Analizë Theologjike e ditëve të Javës së Madhe
E diela e Dafinave
"Gëzohuni gjithmonë më
Zotin"! Kjo frazë tregon qartë se
njeriu duhet të mbushet me
gëzim. Për ne të krishterët ka
vetëm një burim gëzimi të
vërtetë. Ai është marrëdhënia
jonë me Jisu Krishtin . Ta njohim
dhe ta lejojmë Atë të hyjë në zem-
rat tona.
Më 21 prill festojmë ditën
e së Dielës së Dafinave. Në të
kremtojmë hyrjen e Jisuit në
Jerusalem si mbret i judenve.
Njerëzit u grumbulluan nëpër
rrugë për ta përshëndetur dhe
për ta lavdëruar Hosana! I
bekuar është ai që vjen në emrin
e Zotit! Nuk përkujtojmë vetëm
ngjarjen historike por kujtojmë se
duhet të hapim jetën dhe zemrat
tona për Krishtin dhe ti kërkojmë
që të vijë tek ne si mbret! Ai
duhet të mbretërojë në zemrat
tona. Mbretëroftë Krishti në jetën
tonë dhe na mbushtë me gëzimin
e Tij të pamasë.
Juljan Bida
E Hëna e Madhe e Shenjtë
Në mbrëmjen e së Dielës
së Dafinave, lexohet mëngjesorja
e të Hënës së Madhe dhe të Shen-
jtë, ku kisha jonë përkujton
Josifin e lumur të Dhiatës së
Vjetër dhe fikun e mallkuar prej
Zotit.
Të gjithë ne e dimë histor-
inë e Josifit, birit më të dashur të
Patriarkut Jakov, të cilin
vëllezërit nga smira e tyre ndaj
tij, e shitën si skllav.
Ai u ndihmua nga Perën-
dia dhe arriti të behej madje edhe
sekretar i faraonit të Egjiptit.
Duke qenë i urtë dhe i zgjuar,
Josifi e përdori në mënyrë të
drejtë pushtetin e tij, si në kohën
e urisë, ashtu edhe në kohën e
paqes. Një zi e madhe ra ngado
dhe vëllezërit e Josifit rishfaqen
për ndihmë para vëllait të tyre.
Ai nuk i braktisi vëllezërit e tij
por i fali dhe i ndihmoi ata dhe
gjithë familjarët e tij.
Ne të gjithë, e dimë se sa e
vështirë është të falësh e të
ngushëllosh dikë që të ka keqtra-
jtuar e të ka bërë keq...
Por, po të shohim Josifin,
në zemrën e tij nuk do të gjejmë
kryelartësi, egërsi apo hakmarrje.
Përkundrazi, ai shpreh një
dashuri falëse, që ngjason me atë
dashuri që Dhëndri jonë shprehte
ndaj personave që e kryqëzuan
dhe këtë e shohim në fjalët e tij:
"Fali o At se s'din ç'bëjnë".
Historia e Josifit na kujton
që Dhëndëri ynë është ai që na
fal, na do dhe na shpërblen nëse
bëjmë të njëjtën gjë, falim.
Është pikërisht po Ai
Dhëndër, i cili do të pësojë me
dashje, jo për veten e Tij të
pamëkatë por për të gjithë ne
mëkatarët. Këto pësime dhe
sakrifica e Tij për ne e tregon Atë
si përulësinë më të skajshme që
ka njohur njerëzimi. Ajo vërehet
në Ikonën e Dhëndërit, e cila
gjatë shërbesës së kësaj dite vjen
nëpërmjet litanisë nga Hierorja
në mesin e Kishës dhe të gjithë i
falen.
Gjithashtu, sot përkujto-
jmë dhe fikun pa fryte, shembulli
i të cilit na përciell një mesazh
mjaft të rëndësishëm: "Të puno-
jmë me produktivitet dhe të kul-
tivojmë virtyte gjatë gjithë jetës
sonë!".
Dajana Ustia
E Marta e Madhe e Shenjtë
Të Hënën e Madhe në
mbrëmje, në kishë psalet mëngje-
sorja e së Martës së Madhe ku
kisha përkujton paravolinë e 10
virgjëreshave. Me anë të kësaj
Jisu Krishti na bën thirrje të rrimë
zgjuar dhe të jemi vigjilentë një-
soj si 5 virgjëreshat e matura të
cilat ishin të përgatitura për ard-
hjen e dhëndrit dhe të mos jemi
si 5 të marrat që e prisnin dhën-
drin pa qenë të përgatitura.
Ashtu si tek virgjëreshat vaji ynë
shpirtwror është dashuria që tre-
gojmë ndaj të tjerëve duke parë
në fytyrat e tyre vetë Zotin dhe
qëndrimi lutës pasi siç thotë
Himni i Dhëndrit duhet të zgjo-
hemi duke thënë:"I Shenjtë, i
Shenjtë, i Shenjtë je Ti, o Perëndi,
me lutjet e Hyjlindëses mëshirë ki
për ne". Secili nga ne e ka plotë-
sisht në dorë të zgjedhë ose
rrugën e përgatitjes dhe vigji-
lencës ose rrugën e marrëzisë.
Qofshim gati duke përgatitur
zemrën dhe duke mbetur vigji-
lentë që mos të mbyllet dera dhe
ne të mbetemi jashtë nusërores së
Krishtit.
Marsela Papa
E Mërkura e Madhe e Shenjtë
Të Martën e Madhe të
Shenjtë në mbrëmje lexohet
mëngjesorja e së Mërkurës së
Madhe e të Shënjtë. Kisha këtë
ditë kryen shërbesën e ardhjes së
Dhëndërrit III. Kur Dhëndëri
vjen ne ose do të hyjmë në festën
e tij të gëzueshme ose do të
mbetemi jashtë në errësirë. Ne
duhet të jemi të pregatitur për të
pritur Dhëndërin e Kishës. Ky
është rasti paralajmërues për ata
që mendojnë dhe duan ta lënë
për më vonë jetën e krishterë.
Tani është koha të vigjëloni dhe
të rrini zgjuar! Sikurse thotë dhe
Shkrimi i Shenjtë: "Në kohë të
pëlqyer unë të dëgjova dhe në
ditë shpëtimi të ndihmova" Ja
pra, koha e pëlqyer, Ja pra, dita e
shpëtimit! (2 Kor. 6:2).
Gjithashtu, të Mërkurën e
Fjala New Edition
Vëllimi I 2019
14
Madhe e të Shenjtë kujtojmë
Gruan Mëkatare që leu Zotin me
miro të shtrenjtë e me erë të mirë.
Gruaja befas u tregua e urtë, kup-
toi dënimin e Ferrit dhe hoqi
dorë nga mëkatet. Ajo e shtrirë në
këmbët e Jisuit e dëshpëruar dhe
me lotë në sy i thërriste Krishtit:
"Pritmë të penduar o gëzim i
Ëngjëjve o Zot mëshirëplotë".
Gruaja e përlotur duke blatuar
miron tregon pendimin e mekat-
eve të saj ashtu siç për të, më
vonë në tropar shkruhet "Sa i
bukur është pendimi".
Në fund të shërbesës
psalet tropari i Murgeshës
Kasiani kushtuar pendimit të
Gruas Mëkatare e cila derdhjen e
miros në këmbët e Krishtit e gjeti
si liman shpëtimi dhe duke e
fshirë me flokët e saj thotë: Fajet
e mia të shumta dhe mëkatet
kush mi numëron o Shpëtimtar
Jetëdhënës? Mos më përbuz mua
të mjerën, o i vetmi Zot i mëshi-
rave.
Marsida Velo
E Enjtja e Madhe e Shenjtë
Darka Mistike
Të mërkurën e Madhe në
mbrëmje psalet mëngjesorja e së
enjtes së madhe, në të cilën kujto-
jmë Darkën Mistike. Të enjten e
Madhe e të Shenjtë, Etërit e shen-
jtë, që i kanë caktuar të gjitha
mirë, ashtu siç i morën prej apos-
tujve dhe ungjijve na kanë dhënë
të kremtojmë Lajtoren e Shenjtë,
ku Krishti u lan këmbët nxënësve
të Tij në mbrëmje. Gjithashtu ku-
jtojmë Darkën Mistike ose Darka
e dyfishtë, sepse sjell Pashkën e
ligjit dhe Pashkën e re, Gjakun
dhe Trupin e Krishtit dhe lutjen e
Përmbinatyrshme. Kjo e fundit
quhet kështu, sepse gjatë kësaj
lutjeje të Krishti ndodhën gjëra të
frikshme. Prej syve të tij lotuan
pika gjaku. Kujtojmë Tradhëtinë
gjatë së cilës ushtarëve dhe
kryepriftërinjve u nevojiteshin
thika dhe dru ndaj Atij të cilit
ishte gati të vdesë si shpengim
për gjithë njerëzit.
Të Enjten e Madhe në
mëngjes kryhet shërbesa e
mbrëmësores dhe Mesha e Shën
Vasilit të Madh, ku në vend të
Himnit Keruvik psalet "Në
Darkën Tënde Mistike, o Bir i
Perëndisë merrmë sot pjesëtar, se
nuk do t'ua rrëfej armiqve të tu
misterin, po duke të pohuar si
kusari thërres: -Kujtomë o Zot
kur të vish në mbretërinë Tënde",
sepse përkujtohet Darka Mistike.
Në mëngjesin e kësaj të enjteje,
Krishti ofron për ne shpëtimin
,duke na bashkuar me Të dhe
njëri-tjetrin me Kungimin e Tij të
Shenjtë.. Është darka e Kalimit,
një traditë e shenjtë, që është nd-
jekur vit pas viti, një kohë për të
falenderuar Perëndinë që çliroi
izraelitët e Tij nga skllavëria në
Egjipt edhe të gjithë neve nga
skllavëria e mëkatit. Ky çast është
ndryshe, sepse kur Jisu Krishti
thotë: "Merrni, hani, ky është
trupi im, i Dhiatës së Re... Pini
prej këtij të gjithë; ky është Gjaku
im i Dhiatës së Re, që derdhet për
ju dhe për shumë, për ndjesën e
mëkateve", na bashkon të
gjithëve ne me njëri-tjetrin dhe
me veten e Tij nëpërmjet këtij
Kungimi Hyjnor. Çfarë kuptimi
ka pjesëmarrja jonë në Darkën e
Zotit?
Nëse ne themi "ushqimi
është jetë", sepse i bën trupat
tanë të rezistojnë, atëherë në
Kungimin e Shenjtë dhuratat e
ofruara, buka dhe vera, të shen-
jtëruara dhe të transformuara në
Trup dhe në Gjak të Krishtit na
bëjnë ne pjesëmarrës të gjallë të
Mbretërisë Qiellore dhe të Jetës
së përjetshme. Edhe neve bëna o
Zot i Shenjtë, pjesë të Darkës dhe
Kungimit tënd.
Vasiana Koçi
E Premtja e Madhe dhe e
Shenjtë
Mbrëmësorja
Të Premten e Madhe dhe
të Shenjtë ose siç njihet ndryshe
të Premten e Zezë në mëngjes,
pas Orëve të Mëdha kryhet
shërbesa e Mbrëmësores, në të
cilën Kisha jonë kujton Zbritjen
nga Kryqi të Trupit të Zotit tonë
Jisu Krisht e cila u krye nga Josifi
i Arimatheas.
Prifti gjatë shërbesës, në
momentin e leximit të ungjillit të
shenjtë afrohet në qëndër të
Kishës përpara Krishtit të
Kryqëzuar dhe e zbret Atë nga
Kryqi, duke marrë kështu Trupin
e nderuar dhe pasi e mbëshjell
me një çarçaf të bardhë e çon
brenda në hierore, pikërisht për
të kujtuar ngjarjen kremtuese.
Gjithashtu gjatë shërbesës nxiret
Epitafi (një mbulesë në të cilën
është qëndisur pamja e Krishtit të
shtrirë në varr) i cili vendoset në
një tavolinë së bashku me
Ungjillin dhe zbukurohet me
lule.
Tropari i ditës mbart edhe
mesazhin hyjnor për secilin prej
nesh: "Vdiqe dhe nga Kryqi i
tërëshenjtë, Arimatheani të zbriti,
o Shpëtimtar Jisu Krisht, me
aroma dhe me myshk, dhe një
savan të ri, të mbështolli dhe të
vajtoj, dhe deshte ta puthte,
trupin tënd te hyjëshmë, me mal-
lëngjim të madh, po ishte i tron-
ditur nga tmerri, dhe po të
thërriste me frikë: Nder edhe
lavdi më ty o Zoti Krisht".
Le të bëhemi pjesë e pësimeve të
Krishtit të mbushur me shpresën
dhe gëzimin e Ngjalljes duke
thënë edhe ne si Arimathiani: "
Nder edhe lavdi më ty o Zoti Kr-
isht".
Pashkë të gëzuara!
Xhanluka Kojani
Fjala New Edition
Vëllimi I 2019
15
E Premtja e Madhe e Shenjtë
Të Enjten e Madhe të Shenjtë në
Mëngjesore Kisha kryen leximin
e 12 Ungjijve. Etërit e hyjshëm që
i urdhëruan të gjitha mirë, si
morën prej Apostujve të hyjshëm
dhe prej Ungjijve të shenjtëruar,
na kanë dhënë të kremtojmë këto
të katërta: Lanjëtoren e shën-
jtëruar, Darkën Mistike, Faljen e
sipërnatyrëshme dhe Tradhë-
timin vetë. Të Premten e Madhe
të Shenjtë, kremtojmë Pësimet e
Shenjta shpëtimtare dhe të
tmerrshme të Zotit edhe
Perëndisë ,edhe Shpëtimtarit
tonë Jisu Krisht, edhe kujtojmë
pështyrjet, shuplakat, rrahjet,
përqeshjet, rrobën e kuqe,
kallamin, sfungjerin, uthullën,
peronat, shtizën dhe përmbi të
gjitha Kryqin dhe vdekjen, të cilat
i duroi për ne duke dashur. Kuj-
tojmë rrëfimin shpëtimtar të
Kusarit mirënjohës që u
kryqëzua meAtë.
Edhe ne ndodhemi sot
përpara Kryqit të Zotit, kujtojmë
sakrificën e Tij dhe marrëdhënien
tonë të shkëputur me Perëndinë.
Kujtojmë këtë të fundit sepse
mëkati e çoi njeriun drejt shkatër-
rimit prandaj dhe Zoti për hir të
dashurisë së Tij na çliroi nga
mëkati dhe restauroi natyrën
tonë të rënë njerëzore. Të shumtë
janë ata që akoma dhe sot, edhe
nga rradhët e të krishterëve, qën-
drojnë të ftohtë dhe apatikë ndaj
veprës shpëtimtare të Zotit tonë
Jisu Krisht. Në mënyrë absurde,
shumë sillen edhe si armiq të tij.
Por Kryqi i dashurisë së Tij le të
ngrohë zemrat tona dhe sakrifica
e Tij le të na shkundë. Tashmë
kur dëgjojmë fjalët e Tij për ata që
e kryqëzuan: " Fali o Atë se nuk
dinë se ç'bëjnë", le ti pendohemi
edhe ne si Kusari me qëllim që
Zoti të na pajtojë me sakrificën e
tij dhe të na bëjë bij të Atit Qiel-
lor.
E Premtja e Madhe dhe e
Shenjtë në mbrëmje
Mëngjesorja e së Shtunës së
Madhe
Të Shunën e Madhe dhe
të Shenjtë Kisha jonë kremton
Varrimin e Zotit dhe Shpëtimtarit
tonë Jisu Krisht, dhe zbritjen e tij
në Hadh, më anë të cilave qënia
njerëzore u thirr prej prishjes dhe
vajti te jeta e amëshuar.
Të premten e Zezë dhe të
Shenjtë psalen disa tropare të
cilat quhen Vajtime të cilat janë të
ndara në tre stanca. Nga emri që
atyre u është vendosur dhe nga
dita në të cilën psalen nxjerrim në
pah që kanë karakter vajtues. Ng-
jarja që kremtohet, në pamje të
parë e dërgon mendjen e njeriut
të mendoj për këtë lloj karakteri,
por për të krishterët merr një di-
mension tjetër, atë të gëzimit. Pa
vdekjen dhe Varrimin e tij të
Shenjtë nuk do mundej të realizo-
hej Ngjallja.
Varri i Krishtit ndryshe në
gjuhën Kishatre quhet Epitaf.
Gjatë shërbesës në mbrëmjen e së
Premtes së Madhe bëhet dhe
Litania e Epitafit e cila zhvillohet
në rrugët e ndryshme të qytetit
ose fshatit. Litania shoqërohet më
psaljen e Vajtimeve dhe përfun-
don në Kishë për të vijuar
shërbesën. Me Varrimin e Tij të
nderuar le të denjësohemi që ta
presim Krishtin e Ngjallur në
zemrën tonë ashtu siç Atij i ka
hije.
Ngjallja e tij të na
shoqërojë gjatë jetës sonë dhe të
na udhëheqi drejt rrugës së shpë-
timit.
Klajdi Dervishi
PASHKA E MADHE
"KRISHTI U NGJALL" -
"VËRTET U NGJALL!"
Kjo është thirrja që buçet
në zemrën dhe gojën e çdo bes-
imtari orthodhoks në të Dielën e
Madhe dhe të Shenjtë sepse
Pashka është panairi i panaireve.
Në këtë ditë Jisu Krishti u ngjall
prej së vdekurësh, prandaj Kisha
jonë kujton triumfin e Krishtit
ndaj Hadhit, të jetës ndaj vdekjes
dhe të gëzimit ndaj trishtimit. Të
shtunën në mbrëmje afër mes-
natës kryhet shërbesa e mëngje-
sit, ku besimtarët në mesnatë
"marrin dritë, prej dritës që nuk
perëndon, dhe lavdërojnë Kr-
ishtin, që u ngjall së vdekurësh"
dhe të gjithë psalin një zëri
troparin e ngjalljes "Krishti u ng-
jall së vdekurësh, me vdekje,
vdekjen shkeli edhe të varro-
surve jetën u fali".
Gratë miroprurëse ishin
ato të parat që morën nga engjëlli
lajmin e ngjalljes së Jisuit si fitim-
tar që rrëzoi fuqinë e Ferrit, pasi
zbret një herë në varr dhe ngjall
Adamin e rënë. Ngjallja e Krishtit
është burimi i fuqisë për Kishën
në tërësi dhe për çdo besimtar në
veçanti. Le të jetojmë edhe ne më
Krishtin, gjithë jetën tonë pikër-
isht më këtë gëzim ngjallësor. Le
të jetojmë një jetë me pendim dhe
lavdërim drejtuar Perëndisë
sonë, që të na denjësojë dhe ne
për parajsën e Tij. Ashtu siç
kremtojmë Ngjalljen jetëprurëse
të Zotit dhe Perëndisë dhe Shpë-
timtarit tonë Jisu Krisht ditën e
Pashkës së madhe, le ta kremto-
jmë çdo liturgji dhe çdo ditë të
jetës sonë me dritën e ngjalljes
dhe jetës së përjetshme. Dhe le të
jetë refreni i jetës sonë shprehja e
Shën Serafimit të Sarovit: "Krishti
u Ngjall! Gëzimi im!"
Elena Gaqollari
Justina Gjoka
Krishti u Ngjall